Flash

Bankat: Gati të rishohim kreditë për të prekurit nga tërmeti

Lapsi.al 3 December 2019
Bankat: Gati të rishohim kreditë për të prekurit nga

Bankat e Nivelit të Dytë në një mbledhje me guvernatorin e Bankës Qendrore Gent Sejko, kanë sugjeruar hartimin e një plani masash për klientët kredimarrës të prekur nga dëmet e tërmetit për të ristrukturuar kreditë përkatëse, nëse do të jetë e nevojshme, pa aplikuar kosto shtesë.

Guvernatori u kërkoi bankave t’u vijnë në ndihmë klientëve të tyre të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore, duke u ofruar të gjitha lehtësitë e mundshme, si nëpërmjet rishikimit të kushteve të marrëdhënieve ekzistuese, ashtu edhe trajtimit të kujdesshëm të kërkesave të tyre në të ardhmen.

Lidhur me vlerësimin e situatës, Guvernatori u kërkoi bankave analizimin sa më të shpejtë të impaktit në cilësinë e portofolëve respektive të kredive dhe u bëri thirrje të shikojnë të gjitha mundësitë, që pasojat e kësaj ngjarjeje të rëndë të mos shkaktojnë ngadalësim në ritmin e kreditimit të ekonomisë.

Gjithashtu ai iu kërkoi bankave ofrimin e asistencës dhe bashkëpunimit të plotë për të gjithë ata klientë kredimarrës të prekur nga dëmet e tërmetit, në marrëdhëniet me kompanitë e sigurimit.

Nga ana e tyre, drejtuesit e bankave tregtare u shprehën se kanë bërë vlerësimin e situatës së krijuar në qytetet e dëmtuara nga tërmeti dhe, pavarësisht dëmtimeve të disa mjediseve në zona të caktuara, janë angazhuar për vazhdimin normal të ofrimit të të gjitha shërbimeve të nevojshme financiare. Ata theksuan se po vlerësojnë individualisht të gjithë klientët e tyre kredimarrës të prekur nga tërmeti, për të pasur një panoramë më të qartë të situatës.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI