Flash

Inxhinierja me përvojë qetëson banorët në Durrës: Dëmet janë të riparueshme

Lapsi.al 3 December 2019
Inxhinierja me përvojë qetëson banorët në Durrës:

Në Durrës vijon evidentimi i dëmeve të tërmetit. Aktualisht inspektorët po kryejnë vëzhgime në pallatet 5-8 katëshe, ndërsa vijon puna për shembjen e hoteleve të shpallura të pasigurta.

Dëmet në zonën e plazhit janë mjaft të mëdha. Një pallat në zonën ku janë shembur ndërtesat e para, është carë nga të gjitha anët, ndërsa banorët shprehen se nuk kanë shpresa që ky pallat të rikonstruktohet.

"Është shkatërruar çdo gjë"

"Shtëpinë e kemi afër dhe rrezikojmë edhe në qe e kemi shpinë afër pallatit. Presim të vijnë ekspertët"

Godina 12 katëshe në lagjen 17 në të cilin banojnë 285 familje është vizituar së fundmi edhe inxhinierja e njohur Luljeta Bozo, e cila i ka qetësuar banorët duke thënë se janë dëme të riparueshme dhe ndërtesa nuk ka rrezik shembjeje.

Bozo: Nuk e jap unë përgjigjen, por më duket që janë defekte që riparohen. Muratura duhet bërë sipas rregullave teknike.

Në terren grupet e ekspertëve vendas dhe të huaj vazhdojnë punën për të parë me hollësi dëmet që kanë pësuar banesat në qytet dhe lagjet periferike të tij.

Grupet e ekspertëve shoqërohen nga inxhinierë të ARRSH dhe atyre që ka vënë ën dispozicion bashkia e Durrësit

Të këshilluara

Shi dhe shtrëngata, rikthehet moti i keq

Reshje shiu, shoqëruar me shtrëngata, pritet të mbizotërojnë ditën e martë. Sipas IGJEUM, priten reshje mesatare në qarqet Shkodër dhe Kukës dhe lokalisht mesat...

22:39

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI