Flash

Basha propozon plan me tre pika për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti

Lapsi.al 2 December 2019
Basha propozon plan me tre pika për të ndihmuar banorët e prekur

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë takimit me banorët e lagjes, nr. 7 në Durrës, për situatën e krijuar nga tërmeti tragjik theksoi që  prioritare është ndihmesa e njerëzve të dëmtuar nga tërmeti. 

Nisur nga gjendja alarmante e këtyre banorëve, Basha propozoi një plan me tre pika të cilat do të shërbejnë për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti i datës 26 nëntor. 

 "Pika e parë, organizimi i këtyre qindra inxhinierëve që ofrohen vullnetarisht për të përshpejtuar procesin e vlerësimit të banesave. 

E dyta vlerësimi me urgjencë dhe ndarje në dy kategori kryesore në të banueshme dhe të pabanueshme në mënyrë që vetë banorët të kenë një qartësi se çfarë duhet të bëjnë. 

E treta të përdorën fuqitë që ka qeveria në gjendjen e fatkeqësisë natyrore për të anuluar afro 150 milion dollarë të planifikuara 10 oligarkë. Të thërriten ato oligarkë tu anulohen kontratat dhe këto 150 milion dollarë të destinohen urgjentisht për t'ju ardhur në ndihmë banorëve në nevojë".

Ndërkohë që ekspertët e PD-së, tha Basha, po punojë për ti zhvilluar edhe më tej.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI