Flash

Rama si Erdogani, kërcënon mediat: Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!

Lapsi.al 2 December 2019
Rama si Erdogani, kërcënon mediat: Mos na detyroni të

Edi Rama nuk e ndal revanshin e tij ndaj mediave. Pasi mbylli portalin 'Jeta Osh Qef", Kryeministri vijon kërcënimet edhe për televizionet. Ndonëse vetë ka gjithë ditën nëpër ekrane, shpesh duke bërë edhe propagandë, Rama kërcënon mediat duke iu thënë se nëse vazhdojnë kështu, ai do t'u bëjë atyre atë që nuk e imagjinojnë. Më poshtë reagimi i plotë i Kryeministrit.

APEL I DETYRUAR MEDIAVE

Gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!

Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni! Menaxhoni debatet dhe ndaloni klithmat nëpër studiot tv dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat! Kontribuoni për të kanalizuar energjinë e jashtëzakonshme të solidaritetit mbarëshqiptar!

Kjo është koha për kurimin psikologjik të popullit që ju ndjek dhe jo për rrenat e shamatatë karakteristike të veprimtarisë së një pjese të madhe të sferës suaj!

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI