Flash

Basha: Kriminale, mbyllja e portaleve nga qeveria

Lapsi.al 2 December 2019
Basha: Kriminale, mbyllja e portaleve nga qeveria

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e konsideron të papranueshme mbylljen e disa portaleve dhe faqeve në Facebook me argumentin se kanë nxjerrë lajme të rreme. Basha thotë se duhet që menjëherë prokuroria të nisë hetimet për dhunimin e fjalës së lirë.

“Të shfrytëzosh këtë fatkeqësi për të mbyllur portale, faqe fb e rrjete të tjera sociale dhe të kërcënosh gazetarët nga mëngjesi në darkë vetëm pse janë kritikë me qeverinë dhe sjellin zërin e qytetarëve të lënë në harresë dhe pa asnjë ndihmë, është kriminale.

Kjo është mënyra për të mbytur zërin e qytetarëve dhe të vërtetës që vjen përmes medias dhe portaleve të ndryshme. Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për dhunimin e fjalës së lirë nga qeveria. Me Kushtetutë dhe ligj kjo përbën një krim të rëndë që duhet ndëshkuar.” – shkruan Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI