Flash

Pallati i dëmtuar në Lezhë, PD: Sjellja e Lleshajt, kriminale

Lapsi.al 3 December 2019
Pallati i dëmtuar në Lezhë, PD: Sjellja e Lleshajt, kriminale

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas situatës në Lezhë ku një pallat 12-katësh është dëmtuar nga tërmeti dhe banorët janë të frikësuar, por që për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj nuk ka vend për panik. Madje, Lleshaj debatoi ashpër edhe me drejtorin e Urbanistikës të Bashkisë Lezhë, të cilit i kërkoi që të mos përhapte panik.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Bardhi thekson se sjellja e Lleshajt ishte e papërgjegjshme dhe kriminale. Sipas tij, qeveria kërkon të fshehë të vërtetën, duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Ai i bëri thirrje prokurorisë që të nisë hetimet ndaj ministrit të Brendshëm.

“Këta qeveritarë të papërgjegjshëm, me shpirt të korruptuar janë të njëjtët individë që detyruan ekspertët të ndryshonin aktet e verifikimit për dy pallatet në Thumanë, t’i vlerësonin ato si të banueshne, duke u bërë përgjegjës për humbjen e jetës së 24 qytetarëve.

Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet ndaj Ministrit të Brendshëm për intimidimin e ekspertëve dhe tentativën e tij për t’u fshehur banorëve të vërtetën. Kjo sjellje është jo vetëm papërgjegjshmëri kriminale, por edhe shpërdorim i pastër i detyrës!”, thekson Bardhi.

Reagimi i Bardhit

Sjellja e Ministrit të Brendshëm është jo vetëm e papërgjegjshme, por edhe kriminale! Ajo është dëshmi e gjallë se qeverisemi nga njerëz të pashpirt, që duan të fshehin të vërtetën, duke rrezikuar jetën e qytetarëve!

Drejtori i Urbanistikës së Lezhës me profesion inxhinjer, dëshmon se godina paraqet rrezikshmëri, por Ministri i Brendshëm e urdhëron të fshehë të vërtetën se banesat janë të rrezikshme për jetën e qytetarëve.

Këta qeveritarë të papërgjegjshëm, me shpirt të korruptuar janë të njëjtët individë që detyruan ekspertët të ndryshonin aktet e verifikimit për dy pallatet në Thumanë, t’i vlerësonin ato si të banueshne, duke u bërë përgjegjës për humbjen e jetës së 24 qytetarëve.

Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet ndaj Ministrit të Brendshëm për intimidimin e ekspertëve dhe tentativën e tij për t’u fshehur banorëve të vërtetën. Kjo sjellje është jo vetëm papërgjegjshmëri kriminale, por edhe shpërdorim i pastër i detyrës!

Të këshilluara

Shi dhe shtrëngata, rikthehet moti i keq

Reshje shiu, shoqëruar me shtrëngata, pritet të mbizotërojnë ditën e martë. Sipas IGJEUM, priten reshje mesatare në qarqet Shkodër dhe Kukës dhe lokalisht mesat...

22:39

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI