Flash

Rama i shkruan Bashës nga Londra: I dashur Lulzim

Lapsi.al 3 December 2019
Rama i shkruan Bashës nga Londra: I dashur Lulzim

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Lobdër në samitin e NATO-së, por nuk e ka lënë mënjanë politikën. Në disa komente në Twitter ai i është drejtuar kreut të opozitës Lulzim Basha duke mos i kursyer akuzat dhe ironinë.

“I dashur Lulzim, asgjë më të keqe s’mund të bëjë një politikan në këto ditë të zymta, se sa të kërkojë raste njerëzish ende të pasistemuar për t’i përdorur për politikë! Ka shumë akoma që duan dorën tonë dhe ngrohtësinë e kujtdo që mundet t’ua japë! Eja të bashkëpunojmë...

Mos u mjafto me fjalët e errëta e me pamjen që dukesh sikur e ke humbur ti shtëpinë, jo ata fatkeqë që kështu bëhen sfond mediatik, për të përcjellë zymtinë e politikës së stërvjetër, nē vend të ngrohtësisë njerëzore! Le t’i ndihmojmë së bashku me pak dritê, se zymti kanë boll?” – shkruan Rama.

Të këshilluara

Shi dhe shtrëngata, rikthehet moti i keq

Reshje shiu, shoqëruar me shtrëngata, pritet të mbizotërojnë ditën e martë. Sipas IGJEUM, priten reshje mesatare në qarqet Shkodër dhe Kukës dhe lokalisht mesat...

22:39

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI