Flash

FOTO/ Nis bora e parë, ARRSH tregon akset ku duhet të bëni kujdes

Lapsi.al 3 December 2019
FOTO/ Nis bora e parë, ARRSH tregon akset ku duhet të bëni kujdes

Në qarqet e Kukësit dhe të Dibrës kanë rënë reshjet e para të borës. Ato janë me intensitet të ulët, por në lartësitë mbi 800 m mbi nivelin e detit bora është me intensitet të lartë. ARRSH ka njoftuar se në aksin rrugor Qafë Mali-Fierzë trashësia e dëborës ka arritur 10 cm, duke paralajmëruar automjetet që zgjedhin të kalojnë në këtë aks rrugor, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke shmangur aksidentet e mundshme.

“Filluan reshjet e para për këtë vit Pamje përgjatë aksit Qafë Mali-Fierzë, trashësia momentalisht ka arritur në 10 cm. Sapo filluan reshjet, u morën menjëherë masat e para të mirëmbajtjes dimërore nisi puna për pastrimin dhe hedhjen e kripës. Automjetet që zgjedhin të kalojnë këtë aks të tregojnë kujdesin e duhur, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit”, - njofton ARRSH.

 

Të këshilluara

Shi dhe shtrëngata, rikthehet moti i keq

Reshje shiu, shoqëruar me shtrëngata, pritet të mbizotërojnë ditën e martë. Sipas IGJEUM, priten reshje mesatare në qarqet Shkodër dhe Kukës dhe lokalisht mesat...

22:39

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI