Flash

Detajet/ U kap me një 1 ton marijuanë, i vrasin vëllanë në Tepelenë

Lapsi.al 4 December 2019
Detajet/ U kap me një 1 ton marijuanë, i vrasin vëllanë

Dalin detaje të reja për atentatin e ndodhur pasditen e së mërkurës në Tepelenë. Persona të paidentikuar kanë qëlluar Artur Breshën që punonte roje në një firmë inertesh duke e lënë të vdekur. Më pas kanë qëlluar ndaj vëllait të tij, Artan Breshës në ambientet e një dyqani duke e plagosur atë. I plagosuri është një emër i njohur për policinë pasi në 2017 u ndalua nga policia e Gjirokastrës me 1 ton kanabis.

“Lënda narkotike ishte vendosur në brendësi të furgonit me targa TP 0765 B dhe po udhëtonte në drejtimit të Sarandës. Policia u vu në ndjekje të trafikantëve, duke bërë të mundur arrestimin e njërit prej tyre, Artan Bresha, 35 vjeç, nga Tepelena, ndërsa tre personat e tjerë u larguan, tashmë të shpallur në kërkim/ Nga këqyrja që iu bë furgonin rezultoi se në to ishin vendosur 400 pako me pesha të ndryshme, të mbështjella me letër natriban, ndërsa e gjithë sasia e lëndës narkotike arrinte 1 ton”, - thuhej në komunikatën e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tërmeti prek Kryeministrinë, por jo Teatrin

Tërmeti me magnitudë 6.4 nuk ka kursyer as institucionet shtetërore. Pasojat janë ndjerë edhe në godinën e Kryeministrisë dhe Kuvendit, ndërsa Teatri nuk ka pës...

15:09

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI