Zv.ambasadorja amerikane Leyla Moses-Ones ka shkuar në mesditë në selinë e LSI-së, për të takuar Kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin.
Ky takim ndodh në kushtet e krizës politike në vend, valës së protestave të fuqishme popullore dhe djegies së mandateve nga deputetët e opozitës, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe hapja rrugë e zgjedhjeve të parakohshme.
Po sot, zonja Leyla Moses-Ones u takua me Kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën, por ambasada nuk dha asnjë njoftim se cila qe arsyeja e takimit.