Lulzim Basha gjatë një prononcimi për gazetarët jashtë selisë së PD, u shpreh se dialogu i tij me Ramën provoi se ishte i dëmshëm për vendin.
“Dialogu midis meje dhe Rames provoi të ishte i dëmshëm për interesat e Shqipërisë për mënyrën si u keqpërdor nga një njeri që hiqet si kryetar i PS, por është reduktuar në një bashkëpunëtor të krimit të organizuar dhe të oligarkëve grabitqarë që dëmtojnë interesat e shqiptarëve, dëmtojnë dhe interesat e socialistëve, dëmtojnë dhe interesat e demokracisë”- tha Basha.
“Opozita nuk ka asnjë hap pas, në luftën kundër krimit që ka asgjësuar zgjedhjet ka vetëm hapa përpara”- tha Basha.