Flash

Pas shkarkimit të Sevdarit, Arta Marku bën thirrje për aplikime në KLP

Lapsi.al 6 March 2019
Pas shkarkimit të Sevdarit, Arta Marku bën thirrje për aplikime

Pas shkarkimit të Prokurores dhe anëtares se KLP Antoneta Sevdari nga Kolegji i Posaçëm Apelimit, Prokurorja Arta Marku i ka bërë thirrje prokurorëve të aplikojnë për anëtar në KLP.

Në vendimin e firmosur nga Arta Marku, anëtari i ri i KLP do të plotësojë vendin e mbetur vakant pas shkarkimit të Sevdarit.

Arta Marku i ka bërë thirrje të gjithë prokurorëve që të dorëzojnë aplikimet për këtë vend vakant brenda 15 ditëve, ndërsa aktualisht KLP është me 10 anëtarë.

 Prokurorja Sevdari kaloi pa probleme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, por Komisioneri Publik deklaroi se vendimi i Shkallës së Parë është marrë pa u bërë fillimisht një hetim i thelluar të paktën në dy kritere.

Me sa duket pasuria e bashkëshortit të saj ka sjellë edhe verdiktin final per shkarkimin.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI