Flash

Deklaratat e Bashës/ Rama në RAI: Ata duan Juventusin pa Ronaldon

Lapsi.al 6 March 2019
Deklaratat e Bashës/ Rama në RAI: Ata duan Juventusin pa Ronaldon

I ftuar në emisionin "Porta a Porta", Edi Rama iu përgjigj një interviste të Lulzim Bashës, i cili renditi dy problemet kryesore të Shqipërisë sot, duke bërë një krahasim me Juventusin dhe Ronaldon.

 

“Shqipëria ka dy probleme të mëdha, problem me demokracinë dhe kriminalitetin. Vitin e kaluar Shqipëria ka patur me trafikun e drogës, dhe me milionet e drogës u blenë, votat, policia, media etj.  Dy muaj më parë mediat ndërkombëtare kanë  publikuar disa përgjime të prokurorisë për zyrtarë të lartë të PS-së, ku vërtëtohet se ka patur kontakte me bosët e drogës për të blerë votat, për të indimiduar opozitën në zgjedhjet e shkuara. Për 4 vjet qeveria ka patur ministër të Brendshëm, Saimir Tahirin, i cili tani është nën akuzë zyrtarisht pë trafik ndërkombëtar droge. Këto akuza u ngritën nga prokurorët antimafia e Katanias. Pasardhësi i e tij, Fatmir Xhafaj, drejtësia italiane ka dënuar vëllain e tij me 7 vjet burg si anëtar i një organizate ndërkombëtare drogre“ - tha Basha.

Kryeministri e krahasoi situatën politike me skuadrën e Juventusit dhe veten e tij me Ronaldon.

“Ata u larguan nga parlamenti, dhe thanë që kryeministri duhet të largohet. Pra Juventusi duhet të largohet dhe të krijohet një skuadër e re pa Kristano Ronaldon. Pra ata u larguan nga Parlamenti, ndërkohë që deputetët po zevëndësohen me pasuesit në lista. Në qershor janë zgjedhjet, por ata kanë bërë të njëjtën gjë edhe në zgjedhjet e shkuara. Sipas sondazheve të mija janë me keq se opozita e juaj”, tha Rama.

Të këshilluara

VIDEO/ Përplasen 6 makina në Fier

Një aksident i rënë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në qytetin e Fierit. Lapsi.al mëson se në aksident janë përfshirë 6 automjete. Nga burime në vendin e ng...

21:14

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI