Flash

Deputetja që zëvendëson Vangjel Tavon në Gjirokastër, me diplomë 'Kristali' dhe e denoncuar për abuzim me fondet (VIDEO)

Lapsi.al 5 March 2019
Deputetja që zëvendëson Vangjel Tavon në Gjirokastër,

Ediola Braha do të bëhet deputetja më e re e qarkut Gjirokastër pasi pritet të marrë mandatin e lënë nga Vangjel Tavo. Braho theu kështu vendimin e LSI-së për t'i djegur mandatet dhe pritet të hyjë në Kuvend. Në 'besë' ajo duket se preu edhe Vangjel Tavon, pasi ishte ai që e mbështeti dhe promovoi Ediola Brahën në disa pozicione në administratë dhe më pas e caktoi të dytën në listën e kandidatëve për deputetë të LSI-së. Por cila është CV-ja e Ediola Brahës? Që prej vitit 2011 Braha është kryetare e LSI-së në Tepelenë, si dhe ka qenë për 4 vite drejtoreshë në spitalin e qytetit.

Referuar formularit të vetëdeklarimit për ligjin e dekriminalizimit, Ediola Braha rezulton e padënuar më parë, ndërsa thotë se ka qenë në Athinë për pushime në periudhën nëntor 2002-janar 2003.

Braha deklaron se ka përfunduar studimet për Gjuhë Angleze në Universitetin e Gjirokastrës dhe më pas për Menaxhim Biznesi te Universiteti “Kristal”, studime që sipas deklarimit të saj kanë zgjatur 7 vjet. Nga viti 2003 deri në vitin 2010.

Në maj 2017 Vangjel Tavo e prezantoi Ediola Brahën në Tepelenë si deputeten e ardhshme të LSI-së. Ndërkohë në vitin 2016 ish-nëndrejtori i spitalit Tepelenë, Avni Bega e denoncoi Ediola Brahën në emisionin investigativ 'C'a thu' për abuzime me fondet publike dhe shpërdorim detyre.

Sipas tij Braha ka abuzuar me rreth 80 milionë lekë të vjetra. Pas këtij denoncimi, Avni Bega u dhunua nga persona të paidentifikuar. Më poshtë CV-ja e Ediola Brahës dhe denoncimi në emisionin 'C'a thu' që askokohe transmetohej në Agon Channel.

©LAPSI.al

Të këshilluara

Zbulohen dy spiune ruse në Kosovë

Shërbimet e fshehta në radhët e tyre kanë shumë femra. Përveç punës për interes nacional, ato duhet të jenë të shkathëta dhe të mençura. Mirëpo, rusët e kanë ed...

20:00

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI