Flash

Mediat e huaja i bëjnë jehonë protestës së opozitës: Shqiptarët kërkojnë zgjedhje të reja

Lapsi.al 5 March 2019
Mediat e huaja i bëjnë jehonë protestës së

Ashtu sikurse edhe protestat e kaluara, mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë zhvillimeve të sotme në Shqipëri, ku opozita ka mbajtur protestën e radhës.

Ka qenë prestigjiozja "The Washington Post" dhe "Fox News" që kanë shkruar se: "Mijëra qytetarë shqiptarë rrethojë Parlamentin, kërkojnë zgjedhje të reja".

Në shkrimet e tyre thuhet se qytetarët shqiptarë kërkojnë zgjedhje të reja sepse akuzojnë kabinetin aktual të qeverisë Rama për korrupsion dhe lidhje me krimin.

Gjithashtu ata i kanë bërë edhe një panoramë protestës, për mënyrën se si është zhvilluar.

Prestigjozet shkruajnë se "prej javësh protestat e opozitës janë duke u zhvilluar me flakadanë, lëndë piroteknike, ndërsa nga ana tjetër edhe policia i është përgjigjur me gaz lotsjellës".

Opozita ka mbajtur protestën e 4, që prej asaj të 16 shkurtit, kur do të shënohej edhe nisja e protestave masive që do të shoqëronin çdo seancë plenare.

Ndonëse ditën e sotme krahas forcave të policisë, me masa mbrotjese ishin pajisur edhe qytetarët nuk pati përshkallëzim të situatës.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI