Flash

Haradinaj: Taksa mund të pezullohet nëse diskutohet për marrëveshje finale, pa ndryshim kufijsh

Lapsi.al 5 March 2019
Haradinaj: Taksa mund të pezullohet nëse diskutohet për

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka mbajtur konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë. Duke folur rreth takimit të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit dhe ambasadorit amerikan, Philip Kosnett, Haradinaj ka thënë se ishte takim i rregullt. Sa i takon çështjes së taksës, ai ka thënë se qëndrimet i kanë të njëjta dhe nuk ka ndryshime.

“Qëndrimet e mija ju i dini çdo ditë, nuk ka ndryshim në qëndrimet e mia, asnjë qeveri nuk i rrezikon marrëdhëniet me Amerikën por është e vështir dikush me rreziku e dikush me u mundu me ndreq, kam shpreh shqetësimin tonë për mungesën e unitetit kur janë temat e interesit nacional. Unë e kuptoj dëshirën për me ofru një dalje siç është sugjeruar nga plot udhëheqës por arsye pse e mbaj një kusht të tillë është serioze dhe e arsyeshme. Duhet të bëjmë kujdes në veprime, unë e mbroj këtë vendim që e kemi bërë së bashku”, ka theksuar kryeministri.

Tutje ai ka thënë se duhet ruajtur e drejta sovrane e një vendimi të marrë nga qeveria e vendit pasi kanë qenë arsyet e ekonomike si dhe çështja e lobimit kundër Kosovës nga ana e Serbisë.

“Përkundër pikëpamjeve që mund t’i kemi mendoj se duhet të mbesim unik në këtë vendim. Dialogu është i nevojshëm, jam shumë i gëzuar që janë të kyçur në temë, mund të vazhdojë dhe të arrijnë deri te një kontratë finale e cila nuk përmban ndryshime të territoreve atëherë ekziston mundësia të pezullohet taksa për ditët që bëhet ajo kontratë”, tha Haradinaj.

Sipas kryeministrit, ndërprerja e dialogut nuk është në dobi të Serbisë, pas vet janë shkaktar i ndaljes së këtij procesi.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI