Flash

Thaçi: Bota filloi ta kuptojë drejt Kosovën falë sakrificës së familjes Jashari

Lapsi.al 5 March 2019
Thaçi: Bota filloi ta kuptojë drejt Kosovën falë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në ceremoninë e FSK-së për nder të Epopesë së UÇK-së, përmendi sakrificat dhe kontributin e familjes Jashari për arritjen e pavarësisë së Kosovës.

“Sot po shënojmë 21-vjetorin e Epopesë së lavdishme të UÇK-së. Sot kujtojmë sakrificën e pashembullt të familjes Jashari në krye me komandantin Adem Jashari. Bota filloj ta kuptojë drejt Kosovën, Epopeja e UÇK-së e dëshmoi se nuk ka kthim mbrapa në luftën tonë për liri e çlirim. Sot, dhe gjithmonë nderojmë të gjithë dëshmorët e lirisë… dhe sakrificën e tyre që dhanë për liri dhe pavarësi”, ka thënë presidenti Thaçi.

Thaçi ka shtuar se po ashtu sot në të njëjtën ditë që është e krenarisë kombëtare, kujtojmë edhe spastrimin etnik të shqiptarëve nga Serbia. Presidenti theksoi se sot për herë të parë Epopenë e UÇK-së po e shënojmë me Ushtrinë e Kosovës.

 “Në këtë 21-vjetor për herë të parë Epopenë e UÇK po e shënojmë me Ushtrinë e Kosovës të njohur ndërkombëtarisht. Ecja e Kosovës përpara është e pandalshme, po konsolidohemi në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar”, tha Thaçi.

Ai shtoi se të bashkuar miqtë do të na përkrahin edhe më shumë. “Të bashkuar si popull dhe institucione kemi energji që të bëjmë hapa gjigant. Të bashkuar miqtë do të na përkrahin edhe më shumë. Kosova në të ardhmen e afërt do të bëhet pjesë e NATO-së e Bashkimit Evropian, OKB-së dhe do t’i forcojmë raportet speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Thaçi.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI