Lulzim Basha ka nisur fjalën e tij në protestë duke akuzuar ata kandidatë për deputetë që pranuan të marrin mandatin.
Basha është shprehur se ata janë turpi i familjeve të tyre, pasi kanë shitur shpirtin.
Kryedemokrati bëri edhe një lutje për këta kandidatë.
"Ata të mjerë, ata pak të mjerë që futen në atë godinë, shesin shpirtin, ata janë turpi i familjeve të tyre. Ata do ti gjykojë historia, Zoti pastë mëshirë për shpirtin e tyre sepse fytyrë ata nuk kanë më.
Për muaj e vite zëri juaj ka kërkuar herë me ndrojtje e herë me mllef, kur do ti digjni mandatet.
Zëri juaj tashmë është dëgjuar. Opozita i është bindur sovranit. Unë kam sot nderin dhe privilegjin që në emrin e popullit të shpreh mirënjohjen dhe të falënderoj nga zemra ata zonja, zotërinj e zonjusha, ata qindra kandidatë që djegin sot mandatet e tyre’, tha ndër të tjera Basha.