Sot, në protestën e katërt të opozitës që prej 16 shkurtit, protestuesit kanë hedhur shashka dhe me vuvuzela kanë kërkuar largimin e kryeministrit. Edhe pse nuk ka pasur konfrontime me forcat e policisë, është parë një ambulancë teksa merr me barrelë një prej protestuesve.
Ende nuk është bërë e qartë se çfarë ka ndodhur dhe kush është protestuesi që është ndjerë keq.
Protesta e tretë u zhvillua një javë më parë, më 26 shkurt ku sërish pati situatë të tensionuar dhe gaz lotsjellës nga ana e forcave të rendit.