Flash

Rama: Nuk luajmë bixhoz me mandatet

Lapsi.al 5 March 2019
Rama: Nuk luajmë bixhoz me mandatet

Kryeministri Rama është shprehur sot në Kuvend se ai dhe qeveria e tij nuk mund të luajnë bixhoz me mandatet e tyre, siç bëri opozita. Sipas Ramës, opozita ka patur pushtet në më shumë institucione gjatë kohës së zgjedhjeve.

Zgjedhjet shton ai, janë miratuar në përfundim të tyre pa asnjë kundërshtim.

Sipas Ramës, lëvizja e tanishme e opozitës nuk ka fare ndikim te PS dhe qeveria.

Morën të gjitha ministritë që kërkuan, Arsimin, Financat me idenë që PS mund t’i përdorte në fushatë. Morën për herë të parë kryetarin e KQZ dhe e dini shumë mirë sa luftëra janë bërë për KQZ. Për herë të parë u zhvilluan zgjedhje ku nuk pati asnjë ankesë dhe kolegji zgjedhor mbeti pa punë. Dihet si shkoi rezultati dhe dihet po ashtu se pas zgjedhje pati një përudhë qetësie ku askush nuk e konstatoi rezultatin, pasi të gjithë komisionerët firmosën të gjitha procesverbalet pa asnjë ankesë. Jemi të gjithë dëshmitarët se çfarë opozitë kemi pasur një grup njerëzish pa ide dhe pa program. Na tërhoqën shpesh në batakun e tyre.

E keni mirë parasysh se e gjitha degradoi në një situatë të pa pranueshme mes palësh dhe sot ne jemi në kushtet kur ata janë larguar dhe një pjesë tjetër e opozitës po zgjedhin të zënë vendin e tyre në parlament. Është e drejta e tyre.  Çfarë do ndodhë me ata që janë jashtë? Është një pyetje qe zgjedhësit e tyre duhet t’u bëjnë. Ne po kryejmë detyrën tonë, pasi ky Parlament është vendi ku na ka sjellë shumica dhe mandati ynë nuk është letër bixhozi. Nuk luajmë me mandatin bixhoz siç luajnë ata dhe pas të cilëve qëndrojnë grupe interesash që janë mundur nga ne për të bëre shtet. Një drejtor i lojërave të fatit i mirënjohur është atje jo si protestues, por edhe si menaxher. Por në fund të ditës është zgjedhja e tyre dhe lëvizja e tyre nuk i bën dot asgjë, zero PS dhe qeverisë”- tha Rama.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI