Flash

Flet avokati: Ish-kryepolici i Vlorës, Jaeld Çela do të dorëzohet

Lapsi.al 4 March 2019
Flet avokati: Ish-kryepolici i Vlorës, Jaeld Çela do të

Petrit Ismaili, avokati i ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Jaled Çela tha se klienti i tij “do të përballet personalisht me drejtësinë sapo çështja të shkojë në gjykatë”. Ai tha se nuk mund të dilte nga arratia për shkak sepse hetimet e prokurorisë kanë qenë të paragjykuara.

“Jaeld Çela është akuzuar nga prokuroria për një vepër shumë të rëndë. Duke qenë i kësaj fushe ai e ka kuptuar se situata është e paragjykuar. Dhe këtë ia jep edhe përfundimi i hetimeve. Patjetër që do të përballet me hetimet.

Të shkojë në burg pa një akuzë konkrete, ai ndihet i paragjykuar. Nuk është dorëzuar se është i paragjykuar. Në një vit e gjysmë hetime mbrojtjes nuk i është dhënë asnjë provë. Këtë e ka vërtetuar vetë akuza që në asnjë rresht nuk ka përmendur në asnjë rast Jaled Çelën.

Pse kishte kontakte me Florian Habilajn? Nuk ka asnjë telefonatë dhe asnjë mesazh me këta persona. Kishte vetëm një SMS natën e vitit të ri në 31 dhjetor me Artan Habiljan dhe jo Moisi Habiljan dhe Çela nuk i ka kthyer fare përgjigje një numri të paregjistruar” – tha avokati Ismaili. ©LAPSI.al

Të këshilluara

“Ramën e kanë kërcënuar me një video”

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha në një intervistë në emisionin “360 gradë” në Ora News se kryeministri Edi Rama është kërcënuar me një video nga...

22:41

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI