Flash

Del dokumenti/ Babai dhe gruaja e Tahirit udhëtuan me Moisi Habilajn, por nuk figurojnë në TIMS

Lapsi.al 4 March 2019
Del dokumenti/ Babai dhe gruaja e Tahirit udhëtuan me Moisi Habilajn, por

Gazetari Basir Çollaku ka treguar në emisionin “Opinion” një dokument të dosjes së Saimir Tahirit mbi një udhëtim që Moisi Habilaj, kreu i bandës së trafikut të drogës ka pasur në Itali me babain e ish-ministrit dhe bashkëshortes së tij. Gazetari tha se skandali është se Moisi Habilaj, Bashkim Tahiri dhe Fatlinda Tahiri kanë udhëtuar në të njëjtën sedije të avionit “Alitalia”, por emrat e tyre janë fshirë nga sistemi TIMS. Kjo sipas tij për të hequr çdo alibi për lidhje të Tahirit me Habilajt pas plasjes së skandalit.

“Unë këtu kam dokumente që tregojnë udhëtimin e Moisi Habilajt me babain e Tahirit dhe bashkëshorten e tij Fatlinda Tahiri drejt Italisë. Nuk janë shënuar në sistemin TIMS, por janë në listat e udhëtimit të kompanisë, Alitalia. Pasaportat e tyre janë sekuestruar nga prokuroria dhe aty janë gjetur vulat. Në Rinas nuk kanë asnjë vulë, por vetëm vula e Italisë. Kjo është bërë për të mos faktuar udhëtimet. Ka dhe udhëtime të tjera” - tha Çollaku duke treguar edhe dokumentin e siguruar nga dosja “Tahiri” e cila ka shkuar tashmë në gjykatë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

“Ramën e kanë kërcënuar me një video”

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha në një intervistë në emisionin “360 gradë” në Ora News se kryeministri Edi Rama është kërcënuar me një video nga...

22:41

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI