Flash

Del SMS-ja e profesorit të Kamzës për vajzat studente: “Takohemi diku për të ardhmen tënde”

Lapsi.al 4 March 2019
Del SMS-ja e profesorit të Kamzës për vajzat studente:

Para pak ditësh u pezulluan nga detyra 5 pedagogë në Universitetin Bujqësor të Kamzës. Afera seksuale, korrupsion, mosparaqitje në leksion, kanë qenë disa nga shqetësimet e studentëve që i kanë shfaqur në një anketë të performancës të realizuar nga universiteti. Njëri prej pedagogëve të pezulluar akuzohet për ngacmime seksuale. Studentët kanë zbuluar edhe një e-mail të nisur prej tij.

“Kur të gjesh mundësi duhet të takohemi diku sepse në shkollë gjërat keqkuptohen dhe nuk kam dëshirë të merrem me debila. Dua të them ca gjëra për të ardhmen tënde. Flasim”, - thuhet në një mesazh të publikuar nga TCH.

Ky është e-maili që pedagogu i ka dërguar njërës prej studenteve; sepse për çdo studente që ishte zgjedhur në listën e e-maileve si preferencë e tij, mesazhet ishin të ndryshme dhe të personalizuara. Bashkë me të, janë pezulluar nga detyra edhe 5 pedagogë të tjerë, 3 prej të cilëve jepnin mësim në Fakultetin e Mjekësisë Veterane.

“Një pedagog është e vërtetë që u penalizua për probleme jo të moralshme; një për problem të performancës me studentët dhe një tjetër që nuk frekuentonte auditorët. Pjesa tjetër e pedagogëve janë penalizuar ose për fenomene korruptive, ose për shitje të dhunshme të librave”, - tha zv/dekani Paskal Gjino. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Korçë, makina merr flakë në ecje

Merr flakë në ecje e sipër një automjet në Devoll të Korçës. Për fat të mirë drejtuesi ka dalë me shpejtësi nga makina. Mendohet se shkak për këtë ngjarje ka që...

19:30

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI