Flash

Basha i përgjigjet Metës: Opozita nuk bën asnjë hap pas

Lapsi.al 4 March 2019
Basha i përgjigjet Metës: Opozita nuk bën asnjë hap pas

Ishte i pari Presidenti i Republikës Ilir Meta që kërkoi nga mazhoranca dhe opozita të bëjnë hapa pas dhe të ulen në tryezën e dialogut. Meta tha se vendi ndodhet në krizë institucionale dhe po rrezikon të ardhmen.

“Jemi në kushtet e një krize politike kushtetuese dhe institucionale, e cila mund dhe duhet të ishte shmangur. Në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike kam apeluar për dialog midis palëve, jo vetëm për të evituar këtë situatë, por mbi të gjitha për t’i paraprirë atij vendimi të rëndësishëm që u paralajmërua në qershorin e vitit të kaluar për mundësinë e çeljes së negociatave për vendin tonë në qershorin që po vjen.

Dhe një ditë pas vendimit të qershorit të kaluar, kam thënë se duhet të fillojmë punën menjëherë me dialog qeveri dhe opozitë, sepse siç iku një ditë – kam thënë – mund të iki dhe një vit dhe mund të mbetemi përsëri në vend.

Kështu që në vijim edhe të thirrjeve të mia të mëparshme që palët të bëjnë hapa pas dhe të reflektojnë me përgjegjshmëri për të rivendosur normalitetin politik, demokratik, kushtetues dhe institucional në vend, unë besoj se kur ka vullnet e përgjegjshmëri dhe vihen në plan të parë interesat kombëtare - dhe interesi kombëtar gjithashtu duhet të na motivojë shumë fort për shkak edhe të kohës që po pakësohet, ka të bëjë edhe me një vendim të mundshëm të BE-së për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut - duhet të na shtyjë drejt zgjidhjeve të mençura dhe drejt zgjidhjes politike të kësaj situate” – tha Meta.

I pari ka reaguar kreu i opozitës Lulzim Basha që këmbënguli në linjën e tij.

“Nuk kam ndërmend të komentoj asnjë deklaratë të presidentit Meta, por mund t’ju them se në përballjen me krimin e organizuar dhe një qeveri të kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet dhe për të vjedhur paratë e shqiptarëve, nuk ka për të pasur asnjë hap pas.

Ka për të pasur vetëm hapa përpara se vetëm hapat përpara, largimi një orë e më parë i Edi Ramës dhe një qeveri e palidhur me krimin e organizuar, që mundëson zgjedhje të lira e të ndershme, do t’u japë shqiptarëve atë që meritojnë: një parlament dhe qeveri prodhim i votës dhe vullnetit të tyre dhe jo prodhim i niçeve, i bajrave, i shullazëve me shokë.

Në raport me këtë çështje, asnjë hap pas, por vetëm hapa përpara, duke nisur nesër me bashkimin e qytetarëve në protest para Asamblesë së dalë nga vota e krimit dhe jo nga vota e qytetarëve. Nesër në orën 10.00 i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të mi të jemi të gjithë bashkë, sepse kjo është një betejë që na bashkon dhe nuk na ndan, është një betejë që nuk bëhet për pushtet, nuk bëhet për një parti politike. Bëhet për ta çliruar vendin nga zgjedha e krimit” – tha Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Korçë, makina merr flakë në ecje

Merr flakë në ecje e sipër një automjet në Devoll të Korçës. Për fat të mirë drejtuesi ka dalë me shpejtësi nga makina. Mendohet se shkak për këtë ngjarje ka që...

19:30

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI