Flash

Nr. 184, paralajmërohet publikimi i një tjetër dosje tronditëse për blerjen e votave nga Rama

Lapsi.al 4 March 2019
Nr. 184, paralajmërohet publikimi i një tjetër dosje

Opozita zhvillon nesër protestën e radhës para Kuvendit. Sot kryetari Basha bëri thirrje për pjesëmarrje masive, duke paralajmëruar gjithashtu edhe publikimin e një dosje të re, për blerjen e zgjedhjeve. Vec dosjes 339 për Durrësin, ku rezulton i përfshirë Vangjush Dako, Basha tha se fakte tronditëse ka edhe dosja 184 për zgjedhjet në Dibër.

“Vendim absurd i Ramës për të mbrojtur Parlamentin me regjim ushtarak. Policia kërkon t’i mohojnë qytetarëve të drejtën për të protestuar. Qeveria është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me krimin. Edi Rama, dosja 339 është makthi yt. E di fare mirë se çfarë përmban ajo dosje. Uroj ta dish çfarë përmban dosja 184, e Dibrës. Të gjithë politikanët e përzier me kokat e krimit do shkojnë para drejtësisë. Beteja do vazhdojë. Shqiptarët do të kenë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Aksioni i opozitës do të vazhdojë çdo ditë. Një mesazh është i qartë dhe po vjen edhe më i fortë jo vetëm nga qytetarët, që kështu nuk do të vazhdohet më", tha Basha.

Opozita ka akuzuar vazhdimisht mazhorancën për zgjedhjet në Dibër. PD pretendon se në atë zonë janë blerë votat masivisht, jo thjesht në zgjedhjet parlamentare, por edhe në zgjedhjet e pjesshme lokale. Në blerjen e votave sipas PD-së ka qenë e përfshirë edhe PDIU e Shpëtim Idrizit, parti e cila doli e treta në atë zonë. Ndërkohë sot PDIU është rreshtuar në koalicionin opozitar, ndërsa deputetja Reme Lala u bë pjesë e grupit parlamentar të PS-së.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI