Flash

Ambasada amerikane reagon për protestën e opozitës: Shmangni pikat e grumbullimit

Lapsi.al 4 March 2019
Ambasada amerikane reagon për protestën e opozitës: Shmangni

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar për protestën e opozitës së bashkuar, e cila do të vijojë dhe ditën e nesërme. Ajo bën thirrje që të shmangen pikat ku do të grumbullohen protestuesit.

Në apelin e ambasadës theksohet se grupi i protestuesve demonstron kundër qeverisë, ndërsa thekson se në protestat e fundit, Policia e Shtetit ka përdorur gaz lotsjellës dhe situata mund të precipitojë pasi nuk është përcaktuar as afati se sa do të zgjasë tubimi i thirrur nga opozita e bashkuar.

“Demonstrata pritet të ndodhë kur Kuvendi i Shqipërisë të mblidhet në seancë. Grupi demonstron kundër qeverisë. Kohëzgjatja e demonstratave është e panjohur. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gazlotsjellës gjatë protestave të fundit. Shmangni pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose të vazhdueshme”, njofton ambasada amerikane.

 

Të këshilluara

Veseli: Mitrovicën nuk e shesim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka deklaruar se procesi i dialogut me Serbinë do të jetë përfundimtar dhe se pas kësaj Kosova do të marrë një vend ...

15:48

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI