Flash

“Dërgo njerëz se vrava nënën”, telefonata e 50-vjeçarit pas krimit në Korçë

Lapsi.al 4 March 2019
“Dërgo njerëz se vrava nënën”, telefonata e

Autori i vrasjes së nënës së tij 80 vjeçe, Nezim Demollari kishte telefonuar vëllain e tij që jeton në Tiranë pas krimit duke i thënë: "Dërgo njerëz se vrava nënën". 

Këto kanë qenë fjalët e tij pak minuta pas krimit të rëndë në Korçë.

Autori Nezim Demollari njihet nga komshinjtë si një njeri problematik dhe mbi të gjitha përdorues i pijeve alkoolike. Djali i viktimës ka dhunuar sistematikisht të ëmën ndërsa mësohet nga fqinjët se edhe ata kanë qenë dëshmitarë të shumë rasteve të tilla.

Kunata e viktimës e shokuar në një prononcim ndër të tjera pohon se autori duhet të varet.

Ngjarja e rëndë që ndodhi paraditen e sotme në qytetin e Korçës ka alarmuar banorë të lagjes 14, të cilët shprehen se 80-vjeçarja që u vra nga djali ishte një grua e mirë që i kishte rritur me sakrifica 4 fëmijët e saj.

Nazmie Demollari jetonte vetëm me djalin e saj pasi dy fëmijët e tjerë jetojnë në SHBA dhe një në Tiranë.

Të këshilluara

Aksident në Sukth, ndërron jetë 67-vjeçari

Një makinë ka përplasur një 67-vjeçar me iniciale J.P në Sukth. Këmbësori ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Rajonal të Durrësit. Policia ka bërë me dij...

12:58

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI