Flash

Vrasja e Marvi Mihalit, Prokuroria jep pretencën për 4 të akuzuarit

Lapsi.al 4 March 2019
Vrasja e Marvi Mihalit, Prokuroria jep pretencën për 4 të

Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për 4 të akuzuarit e vrasjes së 22-vjecarit Marvi Mihalit në korrik të vitit 2017, pas konfliktit për një karikues telefoni.

Prokuroria ka kërkuar 24 vite burg për Dejvi Bitrajn, 20 vite burg për Marsel Allën, 25 vite burg për Kridens Allën, 18 vite burg për Eugen Bitrajn.

Ngjarja 

Marvi Mihali u vra më 31 korrik të vitit 2017 në zonën e stadiumit “Dinamo”. Miku i tij Armend Haxhiu i kishte shitur një telefon Devi Bitrajt por nuk i kishte dhënë karikuesin. Pas debateve mes Haxhiut dhe Bitrajve është vendosur që të takohen për t’u sqaruar tek Dinamo. Haxhiu ka kërkuar që aty të shkonte edhe miku i tij Marvi Mihali dhe pas shumë telefonatash ka arritur ta bindë këtë të fundit.

Sapo ka mbërritur Mihali, Haxhiu ka goditur me grusht një prej të dyshuarve, ndërsa Marvi ka ndërhyrë për t’i ndarë dhe aty është goditur me thikë nga Devi Bitraj.

Familjarët kërkuan që dy kushërinjtë, Dejvi dhe Eugen Bitraj dhe vëllezërit Kridens dhe Marsel Alla, të përgjigjen për akuzën e vrasjes me paramendim në bashkëpunim sepse sipas tyre i kanë ngritur kurth Marvit.

Të këshilluara

Aksident në Sukth, ndërron jetë 67-vjeçari

Një makinë ka përplasur një 67-vjeçar me iniciale J.P në Sukth. Këmbësori ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Rajonal të Durrësit. Policia ka bërë me dij...

12:58

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI