Djegia e mandateve të opozitës i ka hapur rrugë rikthimit në Parlament të kandidatëve, të cilët nuk fituan mandat në zgjedhjet e shkuara.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi t’i japë mandatin e deputetit kandidatit Edmond Abaz Rushi, duke zëvendësuar në këtë mënyrë deputetin e LSI-së Endrit Braimllari.
Më pas, KQZ i ka dhënë mandatin dhe Aurora Marës nga lista e kandidatëve për deputetë të LSI-së e cila zëvendëson ish-deputetin e Dibrës Përparim Spahiu.
Mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, me 5 vota të KQZ ka marrë edhe Enver Roshi.
Pjesë e Kuvendit të Shqipërisë, me mandat deputeti votuar me 5 vota pro, nga KQZ-ja është bërë edhe Ylli Shehu.