Kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me aleatët një ditë para protestës së paralajmëruar të opozitës, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 09:00.
Basha tha për mediat se janë ditë dhe orë intensive për opozitën dhe se qeveria kërkon të mohojë të drejtën e qytetarëve për të protestuar duke vendosur regjim ushtarak për të mbrojtur parlamentin.
Basha tha se dosja e Dibrës ‘184’ dhe dosja ‘339’ do të zbardhen shumë shpejt, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën nesër para parlamentit.
Ne do të vazhdojmë aksionin kundër këtij parlamenti ilegjitim, që është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me krimin e organizuar. Rama, dosja 339 është makthi yt, ti e di fare mirë se përtej minutave që janë botuar, uroj ta dish se ca përmban edhe dosja 184. Këto do zbardhen, politikanët e përfshirë me kokat e krimit të organizuar do të shkojnë para drejtësisë,. Mesazhi është i qartë se kështu nuk do vazhdohet më dhe ne do qëndrojmë në krah të qytetarëve.”- tha Basha.