Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Bujar Nishani, ka paralajmëruar për ditën e nesërme një protestë edhe më të fuqishme. Sipas Nishanit, nuk do të ketë më kthim në këtë rrugë të nisur të opozitës.
"Sa më provokuese shfaqet urrejtja e rregjimit të hajdutërisë ndaj popullit, aq më e madhe, më e fortë dhe masive kthehet revolta dhe dallga e përmbysjes së dordolecëve të izoluar nga telat me gjemba. Dallga popullore ska më kthim pas. Nesër godet përsëri. Çdo ditë e më e fuqishme. Historia ka nisur pa kthim!", shkruan Nishani.