Flash

Kuvendi i bën thirrje KQZ-së që të zëvendësojë mandatin e Nard Ndokës

Lapsi.al 4 March 2019
Kuvendi i bën thirrje KQZ-së që të

Pas dorëzimit të mandatit të deputetit nga Nard Ndoka, Kuvendi ka njoftuar menjëherë krijimin e vendit vakant, duke i bërë thirrje KQZ-së të zëvendësojë mandatin e tij.

Kreu i PDK-së hoqi dorë nga mandati disa ditë pas kolegëve të tjerë brenda selisë blu, pasi ky i fundit ndodhej me punë jashtë vendit.  Ndoka arriti të mandatohej në  qytetin e Shkodrës në zgjedhjet e mbajtura me  25 qershor të 2017, ndërsa garoi në radhët e PD-së.

Pas njoftimit nga Kuvendi, KQZ  tashmë ka për detyrë t’i drejtohet kandidatit në listë pas Ndokës për të plotësuar vendin vakant, ndërsa kandidati duhet të dorëzojë pranë institucionit të lartpërmendur formularin e dekriminalizimit.

Në listën e deputetëve nga të dyja partitë opozitare disa emra nuk pranuan të dorëzojnë mandatin e deputetit. Në radhët e PD-së, i pari që doli kundër kësaj nisme ishte Myslim Murrizi, ndërsa tek LSI-ja u shpreh kundër djegies ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

Gjithashtu  ka ndezur polemika edhe qëndrimi i vajzës së Azem Hajdarit, Rudina Hajdari, e cila nuk ka vendosur ende për djegien e mandatit.

Të këshilluara

Veseli: Mitrovicën nuk e shesim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka deklaruar se procesi i dialogut me Serbinë do të jetë përfundimtar dhe se pas kësaj Kosova do të marrë një vend ...

15:48

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI