Pas zëvendësimit të mandateve me 4 deputetët e rinj të LSI dhe dy deputetët Myslim Murrizi dhe Lefter Koka, në karriget e opozitës në Parlament pritet të ulen 6 deputetë.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamenti Elisa Spiropali i ka bërë thirrje opozitës së re që të bashkojë votat me PS për tu dhënë emigrantëve të drejtën e votës. Edhe pse PS ka depozituar në Kuvend draftin për reformën zgjedhore, ende nuk ka kaluar në seancë, për shkak të mungesës së konsensusit nga ana e opozitës së dorëhequr.
"Ndaj gjejmë rastin që t’i bëjmë thirrje e njëkohësisht të theksojmë se mbetemi shpresëplotë që opozita të marrë seriozisht këtë çështje, duke e bërë pjesë të bisedimeve të reformës së ardhshme zgjedhore", tha Spiropali.
Njohja e pensioneve është një tjetër pikë në interes të shqiptarëve që jetojnë jashtë është njohja e pensioneve. Për këtë arsye qeveria ka emëruar një Koordinator Shtetëror për Pensionet.