Flash

Opozita proteston sërish para seancës plenare, çfarë pritet sot

Lapsi.al 5 March 2019
Opozita proteston sërish para seancës plenare, çfarë

Opozita e bashkuar do të protestojë sot sërish kundër qeverisë. Protesta është parashikuar të nisë rreth orës 10:00 në të njëjtën kohë kur Kuvendi mblidhet në seancë plenare. Madje pas vendosjes së datës dhe orës së seancës plenare u vendos edhe orari i protestës.

Dje, gjatë mbledhjes së grupit të PS, kryeministri Edi Rama tha se nuk do ketë skena si të javës së shkuar para parlamentit. Gjithashtu edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka thënë gjatë mbledhjes së grupit të PS se policia do të garantojë sigurinë e deputetëve gjatë seancës së sotme.

Deputetët e PS i kanë kërkuar Ministrisë së Brendshme të garantojë sigurinë fizike të tyre, nisur nga e marta e kaluar më 26 shkurt, teksa disa deputetë u sulmuan nga protestuesit.

Deputetëve të mazhorancës u është dhënë urdhër qe të jenë prezent në seancë në orën 09:30. Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare në orën 10:00, kohë kur do të nisë edhe protesta.

Kjo është e katërta protestë e opozitës që prej 16 shkurtit. E para pati konfrontime dhe tentativë për të hyrë në Kryeministri, ku u thyen xhamat e dyerve dhe u përdor masivisht gazi lotsjellës nga ana e policisë. Protesta e dytë u zhvillua paqësore dhe kulmoi me dorëzimin e dorëheqjeve nga mandati në Kryesinë e Kuvendit.

Protesta e tretë u zhvillua një javë më parë, më 26 shkurt ku sërish pati situatë të tensionuar dhe gaz lotsjellës nga ana e forcave të rendit.

 

Pati edhe korrespodencë mes Policisë dhe Partisë Demokratike për çështjen e protestës. Policia e Shtetit nuk i ka dhënë leje Partisë Demokratike të zhvillojë protestë sot para parlamentit. Sipas dokumentit të firmosur nga Drejtori i Policisë së Tiranës Kastriot Skënderaj, thuhet se tubimi pengon hyrjen në Kuvend të deputetëve dhe vë në rrezik jetën e deputetëve e ministrave. Po kështu sipas policisë, protesta cenon sigurinë kombëtare.

Nga ana tjetër PD akuzon policinë se po shkel Kushtetutën dhe se në asnjë prej protestave të zhvilluara nuk janë dëmtuar policë. PD deklaron se protesta do të zhvillohet edhe pa leje nga policia.

Por protestat e njëpasnjëshme të opozitës e kanë detyruar Policinë e Shtetit që të vendosë në gatishmëri një numër punonjësish policie, pasi bëhet fjalë për ruajtjen e institucioneve të rëndësisë së veçantë.

Policia pritet që të angazhojë sot pothuajse të njëjtin numër punonjësish të rendit, Shqiponjat, FNSH si edhe Gardën e Republikës, por në ndryshim nga herët e tjera po sheh mundësinë që për të rritur sigurinë e deputetëve dhe parlamentit, të krijojë një kordon me skela përgjatë oborrit.

Policia ka informacion se një pjesë e protestuesve kanë marrë masat për t’u mbrojtur nga gazi lotsjellës. Në rast se kjo formë nuk do të funksionojë për të shpërndarë turmën atëherë në veprim do të hyjnë autobotet të cilët mund të hedhin ujë me presion deri në 100 metra.

Sipas protokollit, autobotet do të përdorin ujë me ngjyrues për të bërë të mundur identifikimin e protestuesve që tentojnë të cenojnë institucionin. Në vende të caktuara në sheshin para Parlamentit, janë vendosur edhe kamera me rezolucion të lartë për të regjistruar e më pas evidentuar çdo person që do të tentojë sulmin ndaj institucionit të Parlamentit.

Të këshilluara

“Ramën e kanë kërcënuar me një video”

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha në një intervistë në emisionin “360 gradë” në Ora News se kryeministri Edi Rama është kërcënuar me një video nga...

22:41

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI