Flash

Plas në “Opinion”/ Tahiri humb qetësinë LIVE dhe shan gazetarin: Je një kokërr idioti (VIDEO)

Lapsi.al 4 March 2019
Plas në “Opinion”/ Tahiri humb qetësinë LIVE dhe shan

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka humbur qetësinë në një lidhje telefonike me emisionin “Opinion”. Ai është pyetur për dokumentin e publikuar nga gazetari Basir Çollaku se babai dhe bashkëshortja e tij kanë udhëtuar drejt Italisë me avion në të njëjtën sedije dhe nuk figurojnë në Rinas. Këtë Tahiri e konsideroi të pavërtetë. 

“Kjo e gjitha është një maskardë. Një proces i komanduar politik, kaq e thjeshtë. Në këtë histori, nuk ka një provë prokurorie që Saimir Tahiri ka bërë këtë gjë, për një vepër penale unë sot nuk e kam. Unë kam zgjedhur t’i bie gjërave drejt dhe ballit si e meriton. Unë kam vendosur të jem ky që jam.

Janë disa letër-porosi që nuk thuhet se Saimir Tahiri ka bërë këtë gjë. Kam udhëtuar me skaf me familjen time e do udhëtoj sa të më dojë qejfi. Do ta bëjë e nuk kam kryer vepër penale. Unë di ca kam bërë vetë dhe di që kam qenë ministër dhe jam sjellë në mënyrë shembullore. Kam udhëtuar në çdo cep të Shqipërisë dhe do e bëjë të njëjtën gjë. Ai Basiri është një kokërr idioti.

(Ndërhyn Fevziu: Kjo nuk është etike zoti Tahiri…)

Ai gënjen publikisht mo. Gruaja ime, babai im kanë vulën në pasaportë. Le t’i nxjerrë dhe një herë letrat. I kanë dhënë faqet gabim atij Fevzi. Thuaji atij injorantit ore… Ti thuash idiot nuk është fyerje për të” – tha Tahiri. ©LAPSI.al

VIDEO E SHERRIT:

LEXO EDHE:

Del dokumenti/ Babai dhe gruaja e Tahirit udhëtuan me Moisi Habilajn, por nuk figurojnë në TIMS

Të këshilluara

“Ramën e kanë kërcënuar me një video”

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha në një intervistë në emisionin “360 gradë” në Ora News se kryeministri Edi Rama është kërcënuar me një video nga...

22:41

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI