Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi këtë të hënë se kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ishte marrë peng. Sipas një mesazhi, nga një denoncues dixhital thuhej se kryebashkiaku ishte marrë peng në zyrën e tij me pistoletë në koke nga Arben Liçaj (Beni i Nazimes) i dënuar me parë për vrasje. Po sipas denoncimit, Liçaj më pas ka kërcënuar edhe 3 juristët e bashkisë.
“Çështja ka të bej me pallatin që ka bërë Beni Nazmies, të cilin Dritan Leli bashkë me vëllain e tij Eduard Leli duan t’ja prishin dhe t’ja japin tokën për pallat Julian Metushit një kapobande tjetër në qytet. Dritan Leli detyron juristët të firmosin dhe ata nuk pranojnë, pasi nga njëra ane ata janë të frikësuar nga Beni Nazmies dhe nga ana tjetër se do humbin vendin e punës. Juristet e bashkisë kanë denoncuar në polici dhe nuk e kuptoj pse policia nuk po lëviz dhe pse e mban te fshehur”, - thuhej në mesazhin që publikoi Berisha.
Por ka reaguar edhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, i cili i është pyetur nga gazetarët.
“Në fakt unë jam në qytetin e Vlorës, me sa duket Saliu ka filluar të kujdeset edhe për mua. I këshilloj të merret me fëmijët e tij, të mos trembë fëmijët e mi. Unë jam shëndoshë e mirë, vazhdoj të punoj me miq shumë të mirë. Nuk arrijnë dot tek Dritan Leli njerëzit e tillë për të cilët shkuan Berisha”, - tha Leli.