Flash

Rama para largimit drejt Italisë: Do t'i shpjegoj publikut italian se nuk është protestë popullore, por reagim nga pallati i politikës

Lapsi.al 5 March 2019
Rama para largimit drejt Italisë: Do t'i shpjegoj publikut italian se

Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën i pari sot në seancën plenare, duke sqaruar se zgjodhi të flasë në fillim pasi më pas do të largohej drejt Italisë.

Ai u shpreh se po shkon në Itali, që t'i shpjegojë publikut atje se ajo çfarë kanë parë në filmime nuk është një protestë popullore, por reagim nga pallati i politikës. Sipas tij, opozita mori një vendim vetëvrasës për shkak se ka humbur veten.

“E mora këtë fjalë që në fillim pasi pastaj më duhet të largohem për të shkuar matanë detit dhe për të bërë përpjekjen time për të shpjeguar për publikun e Italisë se çka lajmet kanë shfaqur me ato pamje shqetësuese se nuk është një protestë popullore, por reagim nga pallati i politikës nga ajo pjesë që për asnjë moment nuk pati sensin e realitetit dhe reflektimit mbi vetveten në radhë të parë. Ajo çka ndodh sot është vijimi i një rruge pa krye ku e vetmja gjë e re është një vendim politik vetëvrasës i udhëheqjes politike të opozitës si rezultat i humbjes së vetvetes.

Sot jemi në kushtet e një seriali të njohur”, tha Rama.

Duke iu referuar marrëveshjes së 2017 për qeveri të përbashkët me opozitën, Rama tha se kjo maxhorancë vuri interesin e vendit mbi interesin e ngushtë politik.

“Nuk besoj që për ju këtu është e vështirë t’i bëni një thirrje të shpejtë kujtesës për situatën ekzaktësisht 2 vite më parë në këtë periudhë kur në bulevard u ngrit një çadër dhe nga ajo çadër nisi një rrugëtim për të ndërtuar një republikë të re me kushtin e panegociueshëm për një qeveri pa Ramën kryeministër dhe tranzitore për të garantuar zgjedhje sipas dëshirës së atyre që sot janë larguar përfundimisht nga ky parlament. E mbani mend të gjithë se ne vumë interesin e vendit mbi interesin e ngushtë politik dhe faktikisht bëmë një hap të panjohur në historinë e konflikteve politike në Shqipëri duke i vënë në dispozicion opozitës të gjitha ato që kërkuan. Gjithçka. Edhe duke marrë mbi vete pakënaqësinë e pjesës dërrmuese të mbështetësve tanë, morën ministrinë e Brendshme, morën të gjitha ministritë që kërkuan, Arsimin, Shëndetësinë, Financat, me idenë se këto ministri ishin ministri elektorale dhe PS mund t’i përdorte për qëllime elektorale. Pse? Sepse këtë gjë kishin bërë kur kishin qeverinë”, tha Rama.

Të këshilluara

“Ramën e kanë kërcënuar me një video”

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha në një intervistë në emisionin “360 gradë” në Ora News se kryeministri Edi Rama është kërcënuar me një video nga...

22:41

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI