Partia Demokratike akuzon policinë se nuk lejon qytetarët të lëvizin lirshëm. PD ka nxjerrë edhe videon ku duken masat e marra nga policia dhe kordonët e vendosur mes Galerisë së Arteve dhe Ministrisë së Brendshme.
Sipas PD, policia iu merr kartat e identitetit qytetarëve.
“Tirana ne shtetrrethim! Qytetarët nuk lejohen të lëvizin lirshëm në rrugët e kryeqytetit. Qindra forca policie mbajnë të rrethuar pedonalen mes Galerisë së Arteve dhe Ministrisë së Brendshme. Policia u merr kartat e identitetit qytetarëve që kërkojnë të kalojnë në këtë rrugë”, deklaron PD.
Policia ka angazhuar rreth 800 efektivë policie sot për protestën e lajmëruar nga opozita e bashkuar para parlamentit.
Po kështu PD akuzon policinë se po pengon mediat të hyjnë në Parlament. “Qëllimi është të mos xhirohen nga afër deputetët e PS që po hyjnë në sallë një orë e gjysmë para seancës," thotë PD.
[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/03/WhatsApp-Video-2019-03-05-at-8.44.54-AM.mp4"][/video]
[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/03/WhatsApp-Video-2019-03-05-at-8.44.57-AM.mp4"][/video]