Opozita e bashkuar po proteston sërish përpara Parlamentit në të njëjtën kohë që zhvillohet seanca plenare. Në pedonalen para Parlamentit dhe në rrugët lidhëse janë vendosur forca të shumta policore. Ajo është mbyllur dhe nuk lejohet kalimi i personave të tjerë.
Efektivë të shumtë, rreth 1 mijë të tillë, kanë marrë masa për të mos lejuar protestuesit që të afrohen në sheshin përpara Parlamentit. Në sallë bënë betimin 4 deputetë të rinj të LSI-së që pranuan mandatin e lënë bosh.
