Flash

“Washington Post”: Mijëra protestues rrethojnë parlamentin shqiptar

Lapsi.al 5 March 2019
“Washington Post”: Mijëra protestues rrethojnë parlamentin

Mediat e mëdha ndërkombëtare vazhdojnë të raportojnë nga Tirana për situatën e krijuar. Prestigjiozja amerikane "Washington Post" shkruan se mijëra persona kanë rrethuar parlamentin në Shqipëri duke kërkuar zgjedhje të reja.

"Mijëra protestues, që mbështesin opozitën në Shqipëri, kanë rrethuar parlamentin duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme. Ata e akuzojnë kabinetin qeveritar për korrupsion dhe lidhje me krimin.

Ndërtesa e parlamentit u rrethua të martën nga qindra oficerë policie dhe nga tela me gjemba. Ligjvënësit e pozitës së qendrës së djathtë të udhëhequr nga Partia Demokratike, kanë hequr dorë nga postet e tyre. Gjatë protestave të fundit, protestuesit kanë hedhur shashka dhe objekte të forta, kurse policia është përgjigjur me gaz lotsjellës.

Opozita nuk i ka marrë parasysh thirrjet e Bashkimit Europian, SHBA dhe organizatave ndërkombëtare për të hyrë në bisedime me rivalët e saj politikë. Socialistët në pushtet të kryeministrit Edi Rama kanë 74 nga 140 vende në parlament. Shqipëria shpreson të nisë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian në qershor” – raporton “Washington Post” duke cituar burime të “Associated Press”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama: Nuk luajmë bixhoz me mandatet

Kryeministri Rama është shprehur sot në Kuvend se ai dhe qeveria e tij nuk mund të luajnë bixhoz me mandatet e tyre, siç bëri opozita. Sipas Ramës, opozita ka p...

10:46

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI