Lulzim Basha nga protesta para Kuvendit tha se kryeministri Edi Rama po negocion azilin politik në Itali.
Në fjalën e tij, kreu i PD theksoi se fati i tij është vulosur nga populli.
“Rama ka shkuar të negociojë azilin politik. Pak rëndësi ka, e ka vulosur populli fatin e tij.” - u shpreh Basha.
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në seancën e Kuvendit sot, nga ku njoftoi edhe udhëtimin drejt Italisë. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, Rama u shpreh se do të jetë në Itali për të mbrojtur Shqipërinë, pas cënimit nga shfaqja e turpshme, duke iu referuar protestës.
“Në Itali 24 orë për të mbrojtur Shqipërinë,pas cënimit të rëndë ndërkombëtar nga shfaqja e turpshme e dhunës partiake të 16 shkurtit e në vazhdim,që kërcënon investitorët e planet e tyre dhe turizmin që punëson e ushqen dhjetëramijëra njerëz.” - shkruajti Rama më parë.