Pas refuzimit të mandateve nga kreu i PD, Lulzim Basha bashkë me protestuesit është nisur drejt selisë blu.
Basha është nisur drejt selisë Blu për të mbyllur protestën e sotme.
"Populli para Kryeministrisë më 16 mars. Protestë edhe më të madhe. Sa i takon axhendës opozitare protesta mbyllet tani", tha Basha.