Flash

Bozdo: Më 16 mars do të jetë protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë

Lapsi.al 5 March 2019
Bozdo: Më 16 mars do të jetë protesta më e madhe e

Ish-zëvendësministri i Ekonomisë Eno Bozdo i ftuar në rubrikën “Opinion”, në News 24 komentoi protestën e mbajtur sot para Kuvendit. Bozdo tha se pavarësisht orarit të vendosur nga Kuvendi për të shkurajuar protestuesit, prezenca qytetare ishte e madhe.

Ish-zv.ministri u ndal edhe te protesta e paralajmëruar sot nga kreu i PD-së, Lulzim Basha. Sipas tij, 16 marsi do të jeta protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë.

“Ne nuk e dimë nëse do ketë seancë plenare. Nëse Kuvendi do të ketë guximin të shpallë seancën plenare dhe të ketë guximin ta bëjë publiken. Në qoftë se do të ketë një seancë plenare nuk do e tregojnë as orarin. Gramoz Ruçi përpara dy javësh anuloi një seancë të tërë. Më 16 mars do të jetë protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë. I bëj thirrje qytetarëve të Shqipërisë të ngrihen. Pavarësisht gjithë retorikës së mazhorancës nuk mund të barazojmë zemërimin e qytetarëve. Ka një dallim më të madh mes asaj që quhet dhunë dhe që është e organizuar. Unë besoj që jemi në kushtet e një zemërimi dhe jo në kushtet e dhunës.

Partia Demokratike nuk nxit asnjëherë dhunë, janë shprehur pro të drejtës qytetare.Të dallojmë zemërimin me dhunën. Dhuna është e organizuar i drejtohet institucioneve. Kjo nuk ka ndodhur. Përdorimi i gazit lotjsellës është një përshkallëzim i tmerrshëm i të drejtës për të ruajtur institucionit. Unë besoj që asnjë manual i policisë nuk e lejon përdorimin e një lëndë të tillë në këtë lloj intensiteti”, u shpreh ai.

 Ka qenë e frikësuar PD përgjatë këtyre ditëve?

Kam përshtypjen që ka qenë e kundërta. Unë besoj që përgjigjia që i ka dhënë opozita tregon klimin ku ndodhet vendi. Vajtja deri në fund ka vetëm një zgjidhje, ikjen e Ramës dhe një qeverie tranzitore.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI