Flash

Zbulohet laborator kokaine në Tiranë, 5 të arrestuar

Lapsi.al 5 March 2019
Zbulohet laborator kokaine në Tiranë, 5 të arrestuar

Policia e Tiranës pas një hetimi me metoda speciale në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës finalizuan operacionin e koduar “Laboratori”, në ngarkim të një grupi kriminal në drejtim të tregtimit të lëndëve narkotike. Pjesë e grupit ishin 5 persona të arrestuar tashmë

Ata janë: F. N., 30 vjeç, i dënuar më parë, për veprën penale të “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, dhe P. P., 27 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u proceduan penalisht për veprën penale “Moskallëzim Krimi”, shtetasit: B. N, 36 vjeçe, B.S., 43 vjeç dhe G.G., 47 vjeç, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje narkotikesh”.

Seksioni për Hetimin e Narkotikeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kishte marrë informacione në rrugë operative nga burime të ndryshme, për shtetasin F. N., i cili në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohej se tregtonin lëndë narkotike të llojit “Heroinë dhe Kokainë” për llogari e këtij të fundit në zonën e Tiranës.

Pas një punë të mirëfilltë profesionale me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u bë e mundur dokumentimi ligjor i aktivitetit kriminal në fushën e narkotikeve në drejtim të dograve të forta, Heroine dhe Kokaine, që ushtrohej nga shtetasit F. N. me pseudonimin “LOLI VERES” dhe P. P. me pseudonimin “PIPO”, të cilët në bashkëpunim me njëri- tjetrin shisnin në formë dozash dhe në sasi të konsiderueshme lënde të dyshuar Heroinë dhe Kokainë.

Këta shtetas shitjen e lëndës narkotike Heroinë dhe Kokainë e bënin në disa zona të Tiranës.

Për këtë aktivitet kriminal personat kishin përshtatur një apartament për përpunimin, përzerien, ambalazhim, e lëndës narkotike Heroine dhe Kokaine dhe më pas ua shisnin klientëve në doza të vogla.

Në momentin e ndërhyrjes shtetaseve F.N dhe P.P gjatë kontrollit fizik policia u ka gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike në formë dozash, ku më pas kontrolli ka vijuar në banesa ku gjithsej janë gjetur e sekuestruar rreth 1 kilogramë e 864 gramë Heroinë, nga kjo sasi një pjesë ishte e përgatitur në 353 doza, 202 gramë Kokainë, rreth 50 mijë lekë , peshore elektronike, frulator grirës, sitë e sende të tjera që shërbenin për përzierjen dhe ambalazhimin e lëndës narkotike.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim” parashikuara nga neni 283/2 në ngarkim të shtetasve F.N., P.P., si dhe për “Moskallëzim Krimi” parashikuar nga neni 300 I K. Penal ne ngarkim te shtetasve B.S, B.N dhe G.G..

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI