Prej kontrolleve të policisë në kufirin që ndan Italinë me Francën është identifikuar dhe arrestuar një i kërkuar shqiptar mbi të cilin rëndon akuza e vrasjes, për një ngjarje të ndodhur në qershorin e 2018 në qytetin e Vlorës.
Pas ndalimit janë njoftuar edhe autoritetet shqiptare, të cilat kanë lëshuar edhe urdhërin e ndalimit ndërkombëtar.
I riu, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, rrezikon rreth 25 vjet burg.