Flash

Arrestohen 8 persona pas protestës para parlamentit

Lapsi.al 5 March 2019
Arrestohen 8 persona pas protestës para parlamentit

Policia e Shtetit ka arrestuar 8 persona ndërsa 9 të tjerë do të ndiqen në gjendje të lirë pas protestës së sotme përballë parlamentit.

Gjatë tubimit, pjesëmarrësit kanë kundërshtuar, goditur me mjete të forta e lëndë plasëse (gurë, shkopinj, fishekzjarrë etj.) punonjësit e Policisë me shërbim në ambientet përreth Kuvendit të Shqipërisë.

Pas analizimit të pamjeve filmike, raport-shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura gjatë protestës është bërë arrestimi në flagrancë për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetesisë publike", i 8 shtetasve:

- N.C., 36 vjeç, banues ne Sukth, Durres (i denuar më parë për vjedhje dhe drejtim mjeti pa leje drejtimi);

- A. M., 23 vjeç, banues në Tirane (i denuar më parë për vjedhje);

- E. C., 33 vjeç, banues në Burrel;

- L.D., 37 vjeç, banues në Burrel (i denuar më parë për vjedhje);

- A.P., 23 vjeç, banues në Tirane;

- M. N., 31 vjeç, banues në Kamëz;

- L. B., 41 vjeç, banues në Gramsh;

- E.G. 36 vjeç, banues në Lezhë.

Janë proceduar ne gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” edhe 9 shtetas të tjerë. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar kapsolla, doreza, kapuç, maska, pjesë metalike, flakadanë, etj.

Vazhdon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë aktiv, të përfshirë në veprime të kundraligjshme gjatë protestës së ditës së sotme.

Materialet iu dërguan Prokurorisë Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprat penale penale “Organizimi dhe pjesmarrja ne grumbullime e manifestime te paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjesit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetesisë publike”.

Policia e Shtetit përsërit thirrjen drejtuar organizatorëve të protestave, të distancohen nga elementët problematikë e me precedentë, që cenojnë rendin dhe sigurinë, duke sulmuar e goditur punonjësit e policisë si dhe tentojnë të cenojnë integritetin e institucioneve shtetërore. Organizatorët e tubimeve janë përgjegjës për plotësimin e kushteve që parashikon ligji.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur për të zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin, në interes të garantimit të rendit dhe sigurisë, mbrojtjes së jetës dhe pronës së qytetarëve, si dhe të mbrojtjes së institucioneve të rëndësisë së veçantë” – thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Zbulohen dy spiune ruse në Kosovë

Shërbimet e fshehta në radhët e tyre kanë shumë femra. Përveç punës për interes nacional, ato duhet të jenë të shkathëta dhe të mençura. Mirëpo, rusët e kanë ed...

20:00

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI