Flash

“Spiunia” ruse e ndaluar në Kosovë, e martuar me një shqiptar nga Durrësi (FOTO)

Lapsi.al 6 March 2019
“Spiunia” ruse e ndaluar në Kosovë, e martuar me një

Iana Minochkina, shtetase ruse dhe bashkëshorti i saj shqiptar Luis Bekteshi të dy pjesëtarë të UNMIK-ut në Kosovë u arrestuan pak ditë më parë për vjedhjen e një çante në dyqanin “Beneton”. Prokuroria e Kosovës ka nisur një procedim ndaj tyre në gjendje të lirë. Por mediat e Kosovës që citojnë burime nga shërbimet e inteligjencës raportojnë se rusja dyshohet edhe për aktivitet spiunazhi në Kosovë.

Minochkina është drejtoreshë ekzekutive e organizatës joqeveritare “Perspektiva”, me qendër në Durrës. Para se të shkonte në Kosovë ajo ka punuar edhe në Shqipëri. Po ashtu, ajo ka punuar për pak kohë edhe si ambasadore e të rinjve në OSBE. Sipas të njëjtave burime veprimtaria e saj në Kosovë është tejet e dyshimtë.

Ajo ka arritur të hyjë në brendësi të institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë përmes aktiviteteve për të rinjtë në kuadër të UNMIK-ut. Me aktivitetet e saj, ajo ka e angazhuar edhe për krijimin e një opinioni të mirë për Federatën Ruse tek të rinjtë e Kosovës dhe Shqipërisë. Edhe bashkëshorti i saj nga Durrësi është i angazhuar në projekte të Këshillit të Europës për të rinjtë. ©LAPSI.al

Image result for Jana Minochkina arrestohet

Image result for Jana Minochkina arrestohet

Image result for luis bekteshi

Të këshilluara

VIDEO/ Përplasen 6 makina në Fier

Një aksident i rënë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në qytetin e Fierit. Lapsi.al mëson se në aksident janë përfshirë 6 automjete. Nga burime në vendin e ng...

21:14

Zbulohen dy spiune ruse në Kosovë

Shërbimet e fshehta në radhët e tyre kanë shumë femra. Përveç punës për interes nacional, ato duhet të jenë të shkathëta dhe të mençura. Mirëpo, rusët e kanë ed...

20:00

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI