Flash

“Ti mam duhet ta pranosh mandatin”/ Kandidatja e LSI-së tregon pse do futet në Parlament

Lapsi.al 5 March 2019
“Ti mam duhet ta pranosh mandatin”/ Kandidatja e LSI-së tregon

Edlira Hyseni, kandidatja e LSI-së në Qarkun e Durrësit ka treguar arsyet pse e ka pranuar mandatin e deputetes. Ajo në një status në Facebook shkruan se ka bindur djali i saj 19-vjeçar.

“Ti mam, duhet ta pranosh atë mandat, sepse partitë i bëjnë njerëzit e kush te njeh, e di se ti zgjedh me zemër, se ti ke ngritur nje jete mbi punen” – : me tha Kevin, im bir, vetem 19 vjeç. Kevin me tregoi edhe ketë here, se fëmijët tane jane nje brez i bukur, mbushur plot besim e shprese, nje brez qe meriton te zgjedh te ardhmen e tij ne Shqipëri!”, - shkruan ajo në një koment të gjatë që e mbyll me “premtimin” se do të mbetet opozitare.

Statusi i plotë i Edlia Hysenit

“Ti mam, duhet ta pranosh atë mandat, sepse partitë i bëjnë njerëzit e kush te njeh, e di se ti zgjedh me zemër, se ti ke ngritur nje jete mbi punen” – : me tha Kevin, im bir, vetem 19 vjeç. Kevin me tregoi edhe ketë here, se fëmijët tane jane nje brez i bukur, mbushur plot besim e shprese, nje brez qe meriton te zgjedh te ardhmen e tij ne Shqipëri!

Po, unë do ta pranoj mandatin për deputete e Qarkut Durrës ne Kuvendin e Shqipërisë, qe mbase rastesia a mbase diçka me shume e solli si mundësi reale ne udhën time.

Do ta pranoj, sepse besoj qe ndryshimet vijne me njerezit, dhe nese nuk nisim te gjithe nga pak te bejme ndryshimin qe presim, nuk mund te ankohemi per askend tjeter!

Do ta pranoj, sepse u kam kerkuar mbeshtetje dhe vote cdo bashkeqytetarit tim kam njohur e takuar, duke u premtuar te isha nje prej tyre, kudo te shkoja dhe cfaredo mundesie te me jepej per me shume!

Do ta pranoj sepse besoj tek demokracia, liria dhe respekti i vullnetit te cdo pale, kur me vote kane zgjedhur e vec me vote le te vij ndryshimi!

Do ta pranoj, me shpresen per te dhene sadopak besim tek brezi im, qe enderruam vertet nje Shqiperi si gjithe Evropa, studiuam, punuam, pritem dhe sot po hedhim syte drejt emigrimit!

Do ta pranoj, sepse besoj tek mirenjohja dhe miqesia e kjo zgjedhje ka lidhje dhe me te !

Do ta pranoj per dashurine e pafundme qe kam per Durresin tim dhe per krenarine e origjines time came!

E pranoj kete angazhim si nje pune, nje pergjegjesi, nje deshire, nje sfide dhe i lutem Zotit te me ndihmoje per te nderuar veten dhe te gjithe ju qe besoni tek une!

Une nuk di te them sa e meritoj kete privilegj, sa do mundem ta bej mire, por nese mendja, zemra e profesioni im do sherbejne sado pak ne te mire te ketij vendit tone dhe do inkurajojne njerezit si une e me te mire se une, te afrohen tek politika, do them se kjo zgjedhje ka vlejtur!

Uroj t’ju kem krahe e mbeshtetje, pertej cdo ngjyre apo bindje politike, sic keni qene perhere ne perpjekjet e mia, per nje jete me te mire ne qytetin qe duam, ne keto 4 vite perfaqesie ne Keshillin Bashkiak te Durresit.

Dhe … Opozitare kam lindur, politikane s’e di ende .

Të këshilluara

VIDEO/ Përplasen 6 makina në Fier

Një aksident i rënë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në qytetin e Fierit. Lapsi.al mëson se në aksident janë përfshirë 6 automjete. Nga burime në vendin e ng...

21:14

Zbulohen dy spiune ruse në Kosovë

Shërbimet e fshehta në radhët e tyre kanë shumë femra. Përveç punës për interes nacional, ato duhet të jenë të shkathëta dhe të mençura. Mirëpo, rusët e kanë ed...

20:00

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI