Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi u shpreh se në konsideratën e tij, Erion Veliaj është kandidatura më e padiskutueshme për zgjedhjet lokale të qershorit. Deklaratat ai i bëri gjatë një interviste për Sonila Meçon në Ora Nees.
Pjesë nga biseda:
Meço: Për zt.Veliaj keni informacion për atë që ndodhi në mbledhjen e Kryesisë?
Çuçi: Jo nuk kam informacion! Kam një konsideratë për Erionin, që për mua është kandidati më i padiskutueshëm.
Kujtojmë që një ditë më parë pati raportime në media se Rama kishte thënë në mbledhjen e kryesisë së PS-së se ai vetë nuk dinte të kishte një kandidat tjetër më të mirë për Tiranën sesa Erion Veliaj.
Muaj më parë në disa raste Edi Rama linte të kuptohej se nuk do ta rikandidonte Erion Veliajn. Kësaj teze i frynte më së shumti edhe LSI-ja, ndoshta për diversion ose ka qenë në dijeni të ndonjë plani real të Edi Ramës për t’i prerë rrugën kryebashkiakut të Tiranës në vetëm një mandat.
©LAPSI.al