Flash

Haradinaj: I kemi fol Ramës për tarifën tek Rruga e Kombit, është e pashpjegueshme

Lapsi.al 6 March 2019
Haradinaj: I kemi fol Ramës për tarifën tek Rruga e Kombit,

Ramush Haradinaj e sheh taksën në Rrugën e Kombit si një barrierë të shtuar në marrëdhëniet mes dy shteteve shqiptare.

Në emisionin “Përballë” në RTSH, Haradinaj theksoi se këtë mendim ia ka bërë me dije edhe kryeministrit Edi Rama.

“Mendoj që është një logjikë e gabum. Shqipëria e ka treg Kosovën e ka konsumator si për detin ashtu edhe për punë të tjera do të thotë ti për me pru konsumatorin duhet me e josh. Si e josh? Për shembull me thonë Shqipëria që çdo makinë e Kosovës që hyn ja japim një bonus për një kafe dikund dhe kështu ti rrit frekuentimin, shton njerëzit, rrit klientelën.

Më vjen keq që ka ndodh kjo me taksën, tarifën në Kalimash. Edhe ma keq kalojnë transportuesit, pagesa e skanerit që është shumë e shtrenjtë. Është e pashpjegueshme. I kemi fol, i kemi fol. Si nuk i kemi fol, por megjithatë. Ne nuk mundemi tash me qit kushte Shqipërisë: po nuk e hoqe atë do të bëjmë këtë. Nuk bohet ashtu. Shpresoj që do të gjendet ndonjë zgjidhje, por zor është me imponu zgjidhje”, u shpreh Ramush Haradinaj.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI